Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Ita" />
Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Ita"/>

Të hënën në "Loro Boriçi" - Nën masa të rrepta ndeshja Shqipëri-Itali, porosi me rëndësi për tifozët

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Itali e vlefshme për Botërorin 2018, që do të mbahet të hënën në orën 20:45 në stadiumin ?Loro Boriçi? në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit sportive.
Hartimi i planit të masave është bërë duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare si dhe interesimin e shumtë të tifozërisë vendase, kosovare e asaj italiane, për të qenë të pranishëm në stadium.
Masat synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kontrollin fizik të të gjithë personave që janë pajisur me biletë para hyrjes në stadium për moslejimin e futjes në stadium të sendeve dhe materialeve të ndryshme të paligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nen-masa-te-rrepta-ndeshja-shqiperi-itali-porosi-me-rendesi-per-tifozet/

Share This Video


Download

  
Report form