Kontrolle për kancerin e gjirit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mamografët e lëvizshëm ndaluan ketë te hëne në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku kryen ekzaminimin falas per gratë e punësuara në fasoneritë e zonës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se një kontroll në kohë i gjirit për çdo vajzë dhe grua, mund të shpëtojë jetën.

?Është e rëndësishme të kuptojmë se beteja me kancerin e gjirit është një betejë që mund të fitohet! Në këtë muaj ndërgjegjësimi, nuk do të reshtim se thëni e ngulituri fort në mendjen e çdo vajze, çdo gruaje, se kanceri i gjirit është një kërcënim real për secilën prej nesh. Në Shqipëri ka çdo vit 500 raste të reja, gra e vajza të prekura nga kanceri i gjirit. Për fat të keq, shumica e rasteve shkojnë te mjeku në stade të avancuara, çka e bën kancerin e gjirit një nga shkaktarët e parë të mortalitetit tek gratë?.


Ministrja u shpreh se mamografët e lëvizshëm do të shkojnë ne qytete te ndryshme, duke u dhënë mundësinë grave dhe vajzave të diagnostikohen në kohë.

?Ndaj jemi sot këtu duke ofruar falas shërbimin e mamografit të lëvizshëm për gratë e zonës së ish-Kënetës, duke afruar shërbimin aty ku janë nevojat. Do ta bejmë këtë përmes një kalendari tashmë të përcaktuar, duke shkuar me mamografët tanë të lëvizshëm në çdo fshat apo qytet, duke ndihmuar në diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit. Jemi sot në Kënetë të Durrësit, por paralelisht, shërbimi i mamografisë së lëvizshme po ofrohet aktualisht në Fier. Më pas do të ofrojmë shërbimin në Vlorë, Gjirokastër e Përmet, per ta përmbyllur muajin me Lezhë. Por dua të theksoj se mamografët e lëvizshëm nuk do të ndalen. Vijojmë gjatë gjithë vitit, në çdo cep të Shqipërisë, duke mundësuar falas rreth 5 mijë ekzaminime në vit?.

Flota e aparaturave për diagnostikimin e kancerit të gjirit, po përmirësohet, me shtimin e 5 mamografëve të rinj për spitalet rajonale dhe një akserelator linear të dytë në spitalin Onkologjik.

Share This Video


Download

  
Report form