“Ju flet Moska” - Myftaraj: Dy fjalë për Lekun dhe kush po i lë në varfëri shqiptarët

Ora News Emisione 2018-05-03

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Përndjekja? e monedhës vendase, lekut, ishte në qendër të analizës së emisionit ?Ju flet Moska? të Kastriot Myftaraj.
Duke bërë një krahasim me situatën në rajon, Myftaraj thotë se monedha vendase mbahet e dobët përballë monedhave të tjera nga lobi i tregtarëve që sjellin mallra nga jashtë dhe lobi i koncesioneve.
Sipas tij, gjithçka është ndërtuar në të kundërt të interesave të qytetarëve duke përdorur si armë monedhën tonë, lekun, që duhet ta mbrojë BSH dhe qeveria por që realisht nuk e bëjnë.
Myftaraj: Sot do të flas për lekun.Leku është monedha jonë shqiptare që të gjithë e keni në xhepa, dikush më shumë, dikush më pak. Njerëzit thonë: Të kemi më shumë lekë. Por pjesa më e madhe nuk e dinë se do të ishin më të pasur nëse do të kishte leku fuqi më të madhe. Janë disa vendime të cilat në letër u takojnë të gjithë qytetarëve që kanë sovranitetin por që merren nga disa njerëz që nuk i kanë parasysh interesat e qytetarëve, e popullit. Se keni kaq lekë sa keni në xhep nuk është problemi kryesor. Problemi kryesor është sa fuqi blerëse ka leku që keni në xhep dhe si përcaktohet? Sot një euro i shkëmbet me 134 lekë, një dollarë me 114 lekë. Kjo është fuqia blerëse e lekut. Nëse dëgjon financierët, bankierët, Bankën e Shqipërisë, qeverinë, të japin njëmijë e një arsye pse leku ka këtë fuqi blerëse, pse ka këtë kurs këmbimi, fuqinë e ekonomisë, rezervën valutore, shkëmbimet ekonomike me jashtë, raportin e eksportit dhe importit të mallrave dhe arsye të tjera. Por le të marrim një vend si Bosnje Hercegovina, të cilët kanë kaluar një luftë shkatërrimtare.
Nuk është se ka një ekonomi prodhuese, rezervë valutore të madhe. Megjithatë në Bosnje që ka si monedhë markën e konvertueshme, një euro shkëmbehet me 1.95 marka të Bosnjes, 1 dollarë me 1.66 marka.Thua është vërtet kaq e fortë ekonomia e Bosnje Hercegovinës? Nëse do të dëgjoni ekonomistët, financierët, do thonë: Nuk ka rëndësi kursi i këmbimit, ndodh për shumë faktorë. Në fakt janë disa faktorë që janë në dëm të qytetarëve. Nëse shkoni në Maqedoni, 1 euro shkëmbehet me 61 dinarë maqedonas, 1 dollarë me 52 dinarë. Në Serbi, 1 euro shkëmbehet me 119 dinarë të Serbisë, 1 dollar me 101 dinarë.Thua se Bosnje Hercegovina ka një ekonomi më të fortë se Maqedonia. Pak a shumë nuk e ka as më të fortë se ne.
Problemi është diku tjetër, ndërkombëtarët e kanë në kontroll Bosnje Hercegovinën duke ditur që mund të shpërbëhet ky shtet janë kujdesur të ketë stabiltet financiar dhe monedha të ketë fuqi blerëse. Raporti i monedhës me kursin e këmbëimit shpreh fuqinë blerëse të kësaj ekonomie dhe të kësaj monedhe. Në kohën e pushtimit fashist, monedha shqiptare, frangu shkëmbehej me 8.5 lira italiane, të pushtuesit. Ishte më e fortë monedha shqiptare se ajo e pushtuesit italian, në vitet ?39-?48. Sigurisht nuk mund të jetë leku më i fortë se euro dhe dollari sot. Por nuk është ky kursi real i lekut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-dy-fjale...

Share This Video


Download

  
Report form