Zbardhet pas 1 viti vrasja e teknologut të naftës, kapet autori

RTV KLAN 2018-05-03

Views 6

Autoritetet kanë arritur të zbardhin një vrasje të ndodhur një vit më parë në Mallakastër, duke vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje.

Bëhet fjalë vrasjen e 57 - vjeçarit Shefo Duraj, me profesion teknolog në uzinën e naftës në Ballsh. Trupi i tij u gjet më 29 Nëntor të 2016 -ës nga një bari, në pyllin e fshatit Kalenjë.

Duraj rezultonte i zhdukur që prej datës 14 të atij muaji.

Në një njoftim të ditës së sotme, policia thotë se ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar kësaj ngjarjeje. Ai është Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Ditën e hënë, Prokuroria e Fierit lëshoi urdhër ndalimi ndaj 41 - vjeçarit për veprën penale vrasje me dashje. Në cilësinë e provës materiale, Yzeirajt i është gjetur celulari i viktimës.

Autoritet vijojnë ndërkohë punën për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Ngjarja

Teknologu i uzinës së naftës në Ballsh, Shefo Duraj u gjet i vrarë në një pyll të fshatit Kalenjë në Mallakastër.

Ekspertët mjeko ? ligjorë gjetën në trupin e 57 ? vjeçarit plagë të thella në brinjë dhe në kokë, që kishin ardhur si pasojë e një mjeti prerës. Pasi kreu vrasjen, autori i vuri flakën viktimës me qëllim që të humbiste çdo gjurmë.

Një pjesë e mirë e trupit të Shefo Durajt u gjet e djegur.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në 14 Nëntor, kur viktima ka qënë turni i tretë në punë. Mëngjesin e asaj dite, ai kishte komunikuar me familjen duke i thënë se do të shkonte tek disa miq të tij në Skrapar. Ky ishte kontakti i fundit me 57 ? vjeçarin dhe në datën 16, të afërmit e tij bënë denoncim në polici.

Yzeiraj, dyshohet është hakmarrë për vrasjen e babit të tij Baki Yzeirajn, para viteve '90 në tentativë për të kryer një vjedhje në kooperativë. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form