Report TV - Skandali në Butrint, Ceka: Prokuroria të ndalojë ndërtimet

Report TV 2018-05-03

Views 1

Shkelje të rëndë ligjore dhe shpërfillje të UNESCO-s e cilëson arkeologu Neritan Ceka lejen për ndërtimin e një biznesi brenda parkut arkeologjik të Butrintit. I ftuar në studion e Report Tv, Ceka i kërkoi Prokurorisë të ndalojë ndërtimet dhe të hetojë kush legjitimoi cenimin e kësaj trashëgimie kulturore duke dhënë leje për ndërtime mbi muret shekullore të Butrintit. "Prokuroria duhet të bllokojë punimet, të bëhen bashkë edhe partitë politike kundër kësaj që po ndodh në atë pasuri kombëtare. Vetëm Prokuroria mund ta bëjë këtë se këta ndryshe nuk marrin vesh. Kush e ka dhënë lejen për të ndërtuar? Kush është ai arkeolog që e ka dhënë këtë leje? Kjo është ta tymosim të gjithë Butrintin me salçiçe të tymosura", tha Ceka.
Ai akuzoi Ministrinë e Kulturës se ka shkelur ligjin dhe rekomandimet e UNESCO e cila ndalon ndërtimet në zonën arkeologjike të Butrintit për qëllime biznesi. Të vetmet ndërhyrje të ligjshme, tha Ceka duhet të ishin punimet për restaurimin e mureve shekullore të cilat po shkojnë drejt degradimit dhe nuk është bërë asgjë për vite me radhë. "Kjo është kundër ligjit dhe kundër UNESCO-s. UNESCO nuk lejon ndërtime të tilla brenda zonës arkeologjike. Butrinti ka nevoje për restaurime, por jo për ndërtime të kësaj natyre dhe jo ndërtime në këtë zonë. Duhet miratuar planvendosja, pastaj arkeologu duhet të bëjë planvendosjen, më pas duhet të bëjë sondazhe. Këtu po mbulohet me beton. Duhet të shkohet në prokurori drejtoreshat në Ministri nuk janë arkeologoe dhe restauratorë, kështu jemi më keq se në 45-ën, sot nuk kemi asnjë specialist të arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës", u shpreh Ceka.

Share This Video


Download

  
Report form