http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritet me 7 leke për metër kub çmimi i ujit te pijshëm për konsumatorët familjare dhe institucionet publike, ndërsa per bizneset private nuk ndryshon.
Shtrenjtimi me 10 përqind është vendosur ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku LSI ka bashkuar votat me PS. Rritje do te kenë edhe tarifat e largimit te ujerave të përdorura me 8 leke për familjaret, institucionet publike dhe bizneset.
Ndryshimi do te përfshije edhe njësite administrative, ujësjellësi i te cilave menaxhohet nga shoqëria aksionare ujësjellës kanalizime Korçe.
Propozimi për planin e ri tarifor i është bere këshillit bashkiak nga ujësjellësi, pasi ndërmarrja duhet te shlyeje kreditë e marra. Drejtoresha tregtare Elia Pendavinji, tha se kompania po përballet me vështirësi financiare.
Ndryshimi i tarifave nuk është mirëpritur nga këshilltarët e djathte, te cilët nuk e kane votuar propozimin.
Ndërsa kryetari i bashkisë Sotiraq Filo u shpreh se investimet ne rrjet janë votuar nga këshilli dhe se rritja e tarifave është parashikuar qe ne kohen kur u be ujësjellësi i ri i Korçës.
Çmimet e reja do te duhet te miratohen nga Enti Rregullator i Ujit për miratim përpara se të vihen në zbatim.