Moderatori Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Ndërkohë që ?kundërshtarët?, po kërkonin produktet për të filluar recetat me të cilat do të përballeshin, Mamaqi me humor është ankuar se Xhilaga me format e saj të bëshme pengon kameran të filmojë aktorin e humorit kur zgjedh produktet.
?Ngaqë t?i je shumë e bëshme më pengon mua nga kamerat që të marr makaronat?, tha Mamaqi.
Ndërkohë Çiljeta i është përgjigjur duke i thënë se është dobësuar.