Prokuroria kerkon burg perjete per vrasesin e policit

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria e Krimeve te Rënda për David Qosen, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të policisë Ardian Kodra.

Ngjarja për të cilën akuzohet 31-vjeçari ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Torovicë të Lezhes ku i pandehuri terrorizoi banoret duke qëlluar me armë ne fshat. Sipas Prokurorisë është Qosja në kohën kur ka mbërritur policia ka qenë në katin e dytë të banesës së tij duke qëlluar me armë në drejtim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në ndërtimin e dinamikës së ngjarjes viktima e ka thirrur në emër David Qosen, duke i kërkuar të dorëzohet.

Por autori duke ndjerë rrezikun ka qëlluar në drejtim të efektivit të FNSH-së duke e lënë të vdekur në vend. Në këtë kohë koleget e efektivit te vrarë kanë intensifikuar sulmin dhe 31-vjeçari është hedhur nga dritarja e katit të dytë. Ai ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga blutë vetëm pak metra larg shtëpisë. Avokatja e të pandehurit pretendoi se ai vuan nga probleme psiqike, por sipas ekspertëve Qosja ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e kryera dhe nuk vuan nga asnjë lloj çrregullimi mendor./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form