S’ka kushte për të sëmuret mendorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spitalet psikiatrike nuk kane kushtet e duhura per pacientet, ndërsa ne burgje mungojnë mjeket psikiatër dhe ambientet per konsultat e te dënuarve. Shqetësimi eshte ngritur nga institucioni i Avokatit te Popullit ne Komisionin e Shendetesise. Gjate nje seance dëgjimore ku ishte e pranishme zv.ministrja Bardhylka Kospiri përfaqësuesit e avokatit te popullit kërkuan marrjen e masave.


Ndersa opozita deklaroi se Shqipëria nuk ka nje regjistër te sakte ne lidhje me sëmundjet e shëndetit mendor. Ish- specialistja e ISHP Oriola Pampuri, deputete e Partisë Demokrati, kritikoi punen e Institutit e Shëndetit Publik pasi sipas saj, prej vitesh mungojnë kërkimet shkencore. Përfaqësues te ministrisë se Shendetesise theksuan investimet qe jane planifikuar ne kete fushe.

Ne diten botërore te shëndetit mendor, mjeket deklaruan se 15 deri 25% e popullatës deri ne 18 vjeç preket gjate jetes te pakten nga nje çrregullimi mendor. Ndërsa sipas Organizatës Botërore te Shendetesise 1 ne 5 persona përjetojnë çrregullime mendore ne ambientet e punës.

Share This Video


Download

  
Report form