Qeveria heq TVSH-ne per inputet bujqesore

RTV KLAN 2018-05-03

Views 2

Qeveria do të nisë në janar të vitit 2018-të përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të lëndëve të para në bujqësi. Burime zyrtare thonë për Televizionin Klan se kjo nisëm, e cila u premtua gjatë fushatës elektorale dhe u miratua në programin e qeverisë nuk do të shtrihet direkt për të gjithë kategoritë bujqësisë, por do të bëhet për çdo degë të saj në vite të ndryshme.

Në paketën fiskale që pritet të përfundojë së shpejti, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po llogarit edhe efektin që do të ketë heqja e TVSH-së për anijet e peshkimit dhe të gjitha produktet që importohen dhe ndihmojnë në këtë aktivitet.

Televizioni Klan ka siguruar një letër që ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi i ka nisur kolegut të tij Arben Ahmetaj. Peleshi propozon shkallën zero për TVSH-në e bordit të anijeve të peshkimit dhe të gjitha materialeve që përdoren për këtë qëllim. Në letër sqarohet se mbështetja për këtë kategori është e domosdoshme pasi flota e peshikimit në Shqipëri ka një vjetërsi 40-vjeçare dhe riparimi i saj u kushton tregtarëve 15% të kostove në vit.

Efekti në buxhet për këtë nisëm llogaritet të mos shkojë më shumë se 200 mijë euro në vit, por kjo incetivë pritet të rritë importin e anijeve në Shqipëri. Aktualisht vendi ynë importon 3 anije peshkimi në vit. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form