http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Historia klasike e mitit të Orfeut rrëfehet nga mbrëmja e së enjtes në një skenë të improvizuar tek Piramida. Përshtatur në veprën e autores amerikane që emrin e veprës e ka Euridita, aktorët e regjisorja Jonida Beqo kanë zgjedhur që përmes shfaqjes të mos sjellin vetëm historinë e dashurisë së Orfeut me Euriditën, por edhe shumë elementë bashkëkohorë nisur që nga emri i shfaqjes.
Historia e dashurisë zgjat pak. Orfeu e humb të dashurën e tij pasi ajo helmohet nga gjarpri. Euriditës i duhet të udhëtojë në ditën e dasmës drejt botës së nëndheshme, ku ritakon të atin, që vjen në këtë shfaqje nën lëkurën e Niko Kanxherit.
Euridita i rrëfen të atit dashurinë e humbur shumë shpejt, një dashuri që për dy aktorët e rinj ka qenë jo pak e vështirë për ta sjellë në skenë.
Orfeu i njohur si muzikanti më i mirë mes perëndive, vjen në këtë shfaqje më bashkëkohor. Muzika që do të shoqërojë aktorët në skenë është zgjedhur të jetë bashkëkohore.
Nuk mungon as baleti, që në një skenë të improvizuar te piramida pasuron shfaqjen me elementë bashkëkohorë në kushte jo pak të vështira.