Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli i Europës kërkon dialog dhe konsensus për realizimin e reformës zgjedhore. Shefi i Zyrës së KE-së në Shqipëria kërkoi nga partitë politike zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias por edhe OSBE/ODHIR. Deklaratat u bënë në workshopin me temë ?Sruktura e mbikëqyrjes së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore?.
Këshilli i Europës do të mbështesë Shqipërinë në realizimin e reformës zgjedhore por kërkon nga partitë politike implementimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/OHIR dhe Komisionit të Venecias.
Në workshopin e zhvilluar me temë ?Struktura e mbikëqyrjes së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore?, shefi i zyrës së KE-së, Claus Neukirch, kërkoi që reformat të zhvillohen nën frymën e dialogut dhe kompromisit.
Claus Neukirch: Dëshirojmë të shohim një proces reformash të ushqyer nga dialogu dhe kompromisi, duke marrë parasysh rekomandimet e Këshillit të Evropës, OSBE-ODHIR dhe Komisionit të Venecias. Përkundër ndryshimeve ligjore të paraqitura në maj pas marrëveshjes politike, rekomandimet duhet të zbatohen plotësisht. Këshilli i Evropës është shumë i përkushtuar për të mbështetur Reformën Zgjedhore. Ne do të kontribuojmë në forcimin e legjislacionit për Partinë Politike dhe Financave të Fushatave Zgjedhore.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, parashtroi nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor për financimin e partive politike ndërsa siguroi se rekomandimet e Këshillit të Europës dhe OSBE-ODIHR janë prioritet i institucionit që drejton.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ke-dialog-mes-partive-zbatoni-rekomandimet-e-venecias-dhe-osbe/