http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata janë tre. Nuk kanë emra. Tre karaktere të ndryshëm që nuk i lidh asgjë bashkë veç jeta në komunizëm. Jetojnë me të njëjtat kufizime, vështirësi, por i përjetojnë ato ndryshe. Janë personazhet kryesorë të dramës që ndërthur tragjikomedinë me realitetin që vetë autori Naun Shundi ka jetuar në Shqipërinë komuniste.
Misto është titulli i veprës që ngjit Bujar Asqeriun, Helidon Finon dhe Adelina Muçën në skenën e teatrit Kombëtar nisur nga mbrëmja e së premtes. Lajmi se Misto ka vdekur, është pikënisja e dramës njerëzore të personazheve që na kujton vdekjen e diktatorit Hoxha, kur gëzohej fshehurazi dhe qahej publikisht.
Koncepti regjisorial ndërthur bashkë me lojën aktoriale edhe koreografinë e muzikën që njëlloj si skenografia është kuqezi.
?Misto? ngjitet në Teatrin kombëtar në datat 13, 14 dhe 15 tetor. Kjo vepër u vlerësua si një nga dramat më të mira në Netët e Leximit të dramës shqipe 2 vite më parë.