Ora News – Basha: Rama dhe masha e tij Ruçi i mbyllin gojën opozitës

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi nga pjesa e jashtme e selisë së Parlamentit kryetarin e Kuvendit Ruçi se prej dy javësh bllokon debatin parlamentar që sipas tij synon t?i mbyllë gojën opozitës. Sipas Bashës, kjo do të çojë në krizën më të rrezikshme në 27 vite.
Basha: Ne nuk qeverisemi nga një qeveri e dalë nga vota por qeverisemi nga bandat që e sollën Edi Ramën dhe kabinetin e tij në ato karrige. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo. Nuk ka asnjë arsye Gramoz Ruçi të shkelë rregulloren përveç se ankthit të Edi Ramës për t?u përballur me të vërtetën.
Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë një përsëritje të një parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafies dhe kukullave të tij. Ne do të luftojmë dhe do t?i rikthejmë Parlamentin qytetarëve me të gjitha format që opozita ka në dispozicion dhe për këtë kërkojmë aleancë me qytetarët e ndershëm, medias së pa kapur, shoqërisë civile dhe natyrisht aleatëve ndërkombëtar.
Ky është fundi i Parlamentit t?i mbyllësh gojën opozitës. Kemi dy javë që nuk na lejohet debati. Ta zëvendësosh debatin publik me frontin popullor, kjo nuk mund të ndodhë. Asgjësimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në 27 vite. Ne duam me çdo kusht ta evitojmë këtë krizë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-dhe-masha-e-tij-ruci-i-mbyllin-gojen-opozites/

Share This Video


Download

  
Report form