BOOM: Banori postobllok në rrugë me stallë bagëtish, izolon fshatin Topojan (12 tetor 2017)

Ora News Emisione 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM në RTV Ora News solli mbrëmjen e sotme shqetësimin e banorëve të fshatit Topojan, të cilët që nga viti 2011 trokasin ne dyert e institucioneve shtetërore për një problem i cili ende nuk ka marrë zgjidhje.
Bëhet fjalë për një rrugë kalimi e cila është bllokuar nga një bashkëfshatar, pasi ky i fundit ka ndërtuar një stallë. Bllokimi i rrugës bën të pamundur kalimin e automjeteve në pjesën tjetër të fshatit.
Rruga e vetme që mbetet është një shteg i ngushtë tek i cili mund të kalohet në këmbë ose me kafshë. Shumë banorë që duan të rindërtojnë shtëpitë ose të investojnë në fshat e kanë të pamundur pasi makinat me materiale ndërtimi nuk mund të kalojnë.
Të ndodhur para një situate të tillë, zgjidhjen e kanë parë në institucionet përgjegjëse, por moszbatimi i vendimeve e ka lënë këtë situatë ende pa zgjidhje.
Banori: Këtu kemi një postobllok, rruga është zënë dhe nuk kalojme dot sepse është bërë një stan. Kemi folur me ato që e kanë zënë rrugën por na kanë qëlluar me sëpata.Makinat nuk kalojnë dot, duhet që materialet e ndërtimit të shtëpive ti dërgojmë me kafshë, na shkon 2-fishi shpenzimeve. Këtu është bërë si parking, ndalojnë të gjitha makinat se nuk ngjiten dot lart, dhe kryetari i bashkisë së Këlcyrës na mbyll derën kur i ankohemi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banori-postobllok-ne-rruge-me-stalle-bagetish-izolon-fshatin-topojan/

Share This Video


Download

  
Report form