Report TV - Pensioni në bankë, procedura si të shmangi radhët dhe postën

Report TV 2018-05-03

Views 2

7 banka në vend ofrojnë mundësinë e marrjes së pensionit, duke shmangur radhët apo pritjen e postierit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 7 banka. Por si merret pensioni në bankë?
Mjafton një kërkesë pranë bankës dhe libreza e pensionit, në mënyrë që në muajin pasardhës të merret pensioni në bankë. ISSH sqaron se më pas procedura ndiqet nga specialistët e tyre. Pensionin e merrni në bankë pas asnjë komision, pasi tarifat paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në çdo rast që tërhiqni pensionin në bankë, të moshuarit nuk paguajnë asnjë lek, kjo vlen edhe në rastin kur lekët tërhiqen nga bankomati.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS