http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugëtimi artistik qe gjejmë në katin e dytë të galerisë kombëtare të arteve zë fill shumë vite më parë, kur fotografja Virginie Caquot, ishte 5 vjeç.
?Kur isha 5 vjeç, prindërit vendosën të bënin një udhëtim në vendet e Ballkanit. Pas Malit të Zi ishtë programuar Shqipëria, por atë kohë ishte e pamundur të kaloje kufijtë e vendit tuaj. Shqipëria ishte ende e mbyllur. Nuk mundëm, por ky mbeti një peng në zemrën time. Erdha më vonë, në vendin e shqiponjave, e u njoha me kulturën tuaj. Më është dashur pak kohë të kuptoj kush është Shqipëria.?
Caquot u rikthye në Shqipëri në vitin 2015 për të udhëtuar në vendet më të lakuara të këtij vendi e sot gati 2 vite me peshën e të jetuarit në Shqipëri, prezanton këtë ekspozitë me fotografi bardhezi. Nuk është realiteti kështu, por kontrasti mes një vendi plot traditë, që zhvillohet çdo ditë.
?Asnjë nga fotografitë nuk është e programuar. Nuk e kam kompozuar më herët, asnjë foto, por kam kapur çastin që rrëfen traditën e përpjekjen për t?u modernizuar në të njëjtën kohë. Fotografitë janë zgjedhur bardh e zi, pasi më duket se kështu theksohet edhe më shumë përpjekja shqiptare për të lëvizur shpejt drejt një bote më moderne, pa harruar asnjëherë traditën.?
Ekspozita ?Në vendin e shqiponjave? është e treta për fotografen franceze në Tiranë. Caquot ka ekspozuar më herët në Qendrën për Dialog në kryeministri dhe në Galerinë Zeta. Publiku mund t?i shijojë këto fotografi në katin e dytë të Galerisë Kombëtare deri më 23 tetor.