Udhëtimi dy vjeçar i Virgine Cauot, fotografes franceze, në vendin e shqiponjave përmbyllet me këtë koleksion që për hapësirë ekspozuese kanë Galerinë Kombëtare të Arteve. Secila nga shkrepjet, të cilat artistja qëllimisht i zhvesh nga ngjyrat janë përjetimet e saj, ndaj një peizazhi, ngjarjeje apo gjendjeje njerëzore.
?E rëndësishme për mua është të përcjellë ndjesitë e një çasti. Në këtë foto, të shkrepura në ditën e inaugurimit të Sheshit ?Skënderbej", doja të dokumentoja atë së çfarë njerëzit përjetonin, por ato reflektojnë edhe emocionet, mendimet e mia, që janë personale dhe sigurisht edhe subjektive?
Ka fiksuar me aparatin e saj malësitë me dëborë, bagëtitë në bregdet, njerëz të zakonshëm, është përpjekur të fotografojë gjithë Shqipërinë, por emocionin e ?carpe diem?, ?përfito nga rasti? ishte vetëm një.
?E shëtita gjithë vendin e shqiponjave. Ajo që ma ka pëlqyer jashtëzakonisht është lugina e Vjosës?
Virgine Cauot thotë së kjo është Shqipëria që unë do të marrë dhe do t?ua prezantojë të tjerëve. Në fund u takon atyre të zbulojnë këtë vend dhe në rastin e publikut shqiptar të gjejnë tek këto fotografi përjetime të së kaluarës.
Tv Klan