Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut O" />
Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut O"/>

Ora News – Doktor Orges Shehi, portierit i jepet titulli "Honoris Causa" nga unviersitet i Korçës

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut Orges Shehi është nderuar me titullin doktor "Honoris Causa" nga universiteti Fan Noli i qytetit të Korçës. 40 vjeçari u shpreh krenar për këtë vlerësim të cilin kërkoi ta ndante më të gjithë shokët e skuadrës. Ndërkaq universiteti Fan Noli shpërbleu me një çertifikatë mirënjohjeje edhe presidentin e klubit bardhekuq Ardjan Takajn.

Orges Shehi mund të konsiderohet si një ikonë e Skënderbeut. Kapiteni dhe portieri i korcarëve dhe lideri i kësaj skuadre megjithëse 40 vjec vijon të vërtetojë së është një ndër më të mirët në rolin e tij.

Universiteti Fan Noli  e ka nderuar durrsakun me  titullin ?Doktor Honoris Causa? për angazhimin dhe kontributin e dhënë në futboll për qytetin e Korçës dhe për gjithë Shqipërinë. Në një ceremoni ku mernin pjesë veç senatit të universitetit edhe i gjithë klubi i Skënderbeut por edhe zyrtarë të Federatës, rektori Ali Jashari bëri edhe dekorimin e Orges Shehit.

I emocionuar nga ky titull i marrë Shehi ka dashur ta ndajë atë me të gjithë ekipin, duek e konsideruar skuadrën si pjesë kryesore të meritave për arritjet personale.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/doktor-orges-shehi-portierit-i-jepet-titulli-honoris-causa-nga-unviersitet-i-korces/

Share This Video


Download

  
Report form