Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria ka akorduar 1 miliard lekë nga fondi rezervë i buxhetit për blerjen e energjisë për muajin nëntor dhe dhjetor.Vendimi është miratuar në Fletoren Zyrtare dhe autorizon Ministrinë e Financave për të kaluar këtë fond në formë huaje afatshkurtër.
Buxheti i shtetit i ka akorduar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 1 miliard lekë për të siguruar blerjen e energjisë .
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon që Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që përfaqëson Ministrinë e linjës dhe aksionarin e vetëm të shoqërisë OSHEE t?i jepet një hua afatshkurtër për sigurimin e blerjes së energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve deri më 31.12.2017.
Qeveria ka vendosur që të përdorë fondin rezervë për ti akorduar OSHEE-së shumën për blerjen e energjisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-i-jep-oshee-se-1-miliard-leke-per-importin-e-energjise/