Korçë, mungojnë mjekët e familjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e mjekëve të familjes në qendrat shëndetësore të Korçës, ka krijuar probleme tek pensionistet në këtë qark.


Pacientet e moshuar dhe te sëmuret kronike nuk do të mund të marrin dot recetat e rimbursueshme, të cilat duhet te firmosen nga mjeku i familjes.

Drejtues të shëndetësisë në Korçe pranojnë problemet dhe thonë se në këto kushte doktorët që kanë dalë në pension, po vijojnë te ushtrojnë profesionin.

Deri para disa ditësh mjeket kane vijuar normalisht punën, por e kishin te pamundur te firmosnin recetat pasi kjo konsiderohet shkelje.

Një mjek familjeje mbulon me shërbim 2000 deri ne 3000 persona, ne varësi te numrit te banoreve qe ka lagjja.

Janë te paktën 500 pensioniste dhe të sëmurë kronike te cilët marrin receta dhe i kane ato te domosdoshme për shëndetin.

Share This Video


Download

  
Report form