Në përfundim të fjalës së tij në mbledhjen me prindërit në Vlorë, Kryeministri Rama është surprizuar nga një dhuratë. Një ndihmës mësuese i ka dhuruar atij një vizatim të bërë nga një nxënës i saj.
?Më falni që e mora fjalën kështu, por kam një gjë të rëndësishme për të thënë. Unë jam një ndihmës mësuese dhe një nxënësi im i cili ka një ngjashmëri me ju, ju ka bërë këtë pikturën?, tha ndihmës mësuesja duke i dorëzuar pikturën Ramës.
Duke përdorur batutat si gjithmonë Rama tha se ndonëse edhe ai vetë bën shkarravina, kjo e bërë nga nxënësi ishte m ë e bukur.
?Faleminderit, ky qenka më i talentuar se unë. Edhe unë bëj shkarravina, por ky i banka më bukur se unë?, tha Rama