Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për ?Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike? Sekuestrohet rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike ?Cannabis Sativa?
Arrestohen në flagrancë dy shtetas Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 13.10.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në dalje nga territori R.SH-së, në PKK Muriqan në mjetin tip Benz, me targë AA 479 HM, në pronësi të shtetasit Maradona Bega, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike "Cannabis Sativa". Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të ?Trafikim i narkotikëve? kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.