Basha takim me biznesin e vogël - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha, ka nisur takimet me përfaqësues të biznesit të vogël, për të diskutuar me ta propozimin e qeverisë për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH.
Në materialin e shpërndarë nga zyra e shtypit e PD-së, tregtarët e vegjël në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH-së, do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh dhe pamundësi për të mbajtur aktivitetin. Ndërsa Basha u premtoi se PD do mbajë shënim vërejtjet e tyre.


?Ne kemi dalë sot t?u dëgjojmë. Ne këtë qëndrim kemi që rritja e TVSH-së do shkatërrojë biznesin e do rrisë çmimet. Për këtë arsye jemi kundërvënë, nuk është se po bëjmë politikë. Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi.?


Basha tha se ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë që kjo çmenduri, sipas tij, të mos ndodhë, ndërsa kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

Share This Video


Download

  
Report form