Rikthimi i debatit - Ndarje të re territoriale, Tabaku: Harta aktuale ka dështuar, u rritën kostot

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike, krahas reformës zgjedhore do të përpiqet që ndarjen territoriale ta përfshi në rendin e ditës të debatit politik.
Reforma e miratuar vetëm më votat e mazhorancës, sipas deputetes demokrate Jorida tabaku, ka deshtuar ndërsa sot shërben vetëm për hartë zgjedhore në favor të partisë socialiste.
Tabaku: Bashkitë u ndanë thjesht për llogari elektorale. Në qoftë se themi se reforma territoriale do të kursejë 80 mln dollarë, sot sipas Ministrisë së Financave, reforma territoriale shpenzon 60 mln dollarë më shumë se ç?shpenzonte para vitit 2014.
Reforma, thotë tabaku ka dështuar dhe në dhënien e shërbimeve për qytetarët. Territoret sipas saj janë të pa menaxhueshme dhe ndarja nuk është shoqëruar me decentralizim.
Tabaku: Nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi, nuk kanë asnjë buxhet, por paguajnë paga dhe kanë një nivel qeverisje që është i kotë.
Reforma është e cungët thotë Tabaku, ndërsa sipas saj dështimi ka detyruar qeverinë të mendojë për krijimin e disa rajoneve në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ndarje-te-re-territoriale-tabaku-harta-aktuale-ka-deshtuar-u-rriten-kostot/

Share This Video


Download

  
Report form