Report TV - Deputetët ‘braktisin’ Vlorën,vetëm një në 73-vjetorin e çlirimit

Report TV 2018-05-03

Views 0

Është kujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës 73-vjetori i çlirimit të qytetit bregdetar nga pushtuesit Nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në këtë ditë të shënuar për Vlorën morën pjesë kryetari i bashkisë, Dritan Leli, kryetari i qarkut, veteranë dhe familjarë. Ajo çka ra në sy në 73-vjetorin e çlirimit të Vlorës ishte mungesa e 7 deputetëve nga 8 që ka qarku i Vlorës. I vetmi deputet që mori pjesë në 73-vjetorin e çlirimit të Vlorës ishte Edmod Leka.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Leli u shpreh se kjo ngjarje përbën një nga pikat kulmore në zhvillimet e Luftës Nacional Çlirimtare, si dhe një nga momentet më të shkëlqyera në historinë tonë. ?Çlirimi i Vlorës ishte rrjedhojë e përpjekjeve, e luftës dhe sakrificave deri në vetëflijim, të bijve dhe bijave më të mira, që u ngritën me armë në dorë kundër pushtuesit dhe veglave të tij, ishte rrjedhojë e strategjisë së formacioneve partizane, ishte produkt i shpirtit liridashës të popullit tonë?, tha Leli.

Share This Video


Download

  
Report form