Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sërish sot gjatë një deklarate për mediat ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me narkoitrafikun. Akuzat e Bashës vijnë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga policia italiane i dyshuar si koka e një grupi droge të cilët dyshohet se kanë trafikuar 20 milionë euro kokainë në vendin fqinj.
24 orë pas këtij arrestimi, Basha thotë se agjecitë e huaja ligjzbatuese i kanë vënë në dispozicion Ramës materiale që faktojnë përfshirjen dhe Rolin e Tahirit në trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Sipas tij, edhe pse Rama i ka provat mbi tavolinë, ai e ka marrë në mbrojtje ish-ministrin duke e graduar në një post pranë ekzekutivit.
"Dje pas muajsh dhe vite pune policia italiane arrestoi Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës.