http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krimi dhe trafikimi i drogës, ishte temë e debatit në Komisioni Parlamentar të Integrimit. Demokrati Genc Pollo foli për rritje të narkotrafikut, çka sipas tij, është shqetësim për BE-në. Madje nuk la pa përmendur arrestimin e Moisu Habilaj në Itali për trafikim droge.
Pas shkëmbimit të replikave, Pollo dhe Bushati u përfshinë në një sherr, pasi deputeti demokrat e quajti ministrin ?rrugaç?.
Pas shumë minutash shkëmbim replikash me tone të larta, ministri Bushati u largua nga mbledhja e komisionit. Ditmir Bushati ishte thirrur në një seancë dëgjimore për të raportuar mbi ristrukturimin e ministrisë që drejton.