OSHEE nuk do te kerkoje rritje te çmimit, por nuk premton ulje

RTV KLAN 2018-05-03

Views 3

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk do të kërkojë rritjen e tarifave të energjisë për konsumatorin fundor në vitin 2018-të. Administratori i kësaj shoqërie, Ardian Çela e tha këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp, ku shpalli vendet vakante në 11 pozicionet drejtuese të drejtrive rajonale të OSHEE.

Por Çela nuk u përgjigj me të njëjtën siguri nëse do të ketë një ulje të çmimit për konsumatorët vitin e ardhshëm. Ai tha se OSHEE është duke llogaritur kostot, dhe tarifa do të varet edhe nga çmimi i gjenerimit që kompania KESH do ia shesë energjinë kompanisë së shpërndarjes.

Aktualisht KESH i shet energjinë OSHEE-së me 1.45 lek/kwh dhe OSHEE e tregton atë me 9.5 lek për konsumatorin fundor dhe 14 për bizneset. I kontaktuar nga televizioni Klan, adminitratrori i korporatës elektroenergjitike Agron Hetoja tha se në bazë të ligjit për energjinë elektrike, KESH nuk është më pjesë e tregut të rregulluar, çka bën që ERE nuk do të vendosë më për çmimin që shoqëria do i tregtojë energjinë OSHEE-së. KESH nuk do të aplikojë më për vendosjen e çmimit, por pasi të përfundojë programin ekonomik do t?i dërgojë kompanisë së shpërndarjes çmimin për vitin e ardhshëm. Kreu i KESH tha se aty do të reflektohen edhe kostot e paparashikuara që solli viti 2017-të.

Share This Video


Download

  
Report form