Te maskuar e te armatosur, lidhin rojen e grabisin karburatin

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Një pikë e shitjes së karburantit në fshatin Qishbardhë të Vlorës, u bë pre e grabitjes nga persona të armatosur dhe të maskuar në rreth orës 05:15. Roja i karburantit, Xhevahir Lelaj u lidh dhe u fut në një dhomë nga grabitësit duke mos mundur të reagonte.

Persona të panjohur lidhën rojen dhe më pas grabitën nga karburanti një shumë prej rreth 35 mijë lekësh të reja. Kjo pikë karburanti është bërë pre e grabitjes edhe dy muaj më parë, kur persona të maskuar grabitën rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Punonjësi i karburantit, u gjet nga rreth orës 7:30 të mëngjesit, nga punonjësit e një kompanie që ndërton rrugën në këtë zonë.

Lelaj, iu tha hetuesve se agresorët kishin qenë dy persona të cilët pasi e lidhën e mbyllën në një nga dhomat e objektit, për të kryer të qetë grabitjen. Policia ngriti pika kontrolli në zonë, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Në vetëm dy muaj, në Vlorë numërohen plot katër pika karburantesh të grabitur nga persona te armatosur të maskuar. Për asnjë prej këtyre ngjarjeve, policia nuk ka identifikuar apo arrestuar ndonjë person.

Share This Video


Download

  
Report form