Ora News – Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë shtypi deklaroi se Saimir Tahiri është një nga ?peshqit e mëdhenj? dhe se Edi Rama e shiti sot atë për të mbrojtur sipas Bashës, lëkurën e tij.
Në daljen nga selia e PD-së, Basha tha se trafikantët e drogës konfirmuan skemën e blerjes së zgjedhjeve, ndërsa paralajmëroi se të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim për ministra të tjerë, pa dhënë detaje më shumë për këtë.
Basha: Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupi narkotrafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri i ka paguar shuma marramendëse. Provat tregojnë se
1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale.
Edi Rama burgosi dhe sulmoi oficerin e antidrogës Dritan Zagani kur ai denoncoi me fakte lidhjet e Tahirit me Habilajt.
Edi Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm.
Sot nuk ka shqiptar të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-sot-edi-rama-e-shiti-saimir-tahirin-per-te-shpetuar-lekuren-e-tij/

Share This Video


Download

  
Report form