Pas publikimit të përgjimeve ndaj Moisi Habilajt që përmend se ?30 mijë euro duhet t?ia çojë Saimirit?, ka reaguar për herë të parë Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se biseda e përgjuar është ?neveritëse dhe shokuese?.
Kryeministri Rama thotë se sa më parë duhet të zbulohet e vërteta dhe kjo çështje të shkojë deri në fund.
Rama thotë se Saimir Tahirin e njeh prej vitesh dhe e konsideron me integritet, por qeveria e re është krijuar për të mos toleruar askënd dhe lufta me krimin do të vazhdojë.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t?i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund! /tvklan.al