stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Liza Lamcaj denoncon në ?Stop? marrjen e dyqanit 140 m2 me vlerë 160 mijë euro nga efektivi i policisë Daut Bracaj.Ajo tregon, sesi e dha vilën 3-katëshe në zonën e rrugës transballkanike në Vlorë, për ndërtimin e një pallati.Dyqanin, që i takonte në bazë të kontratës, ia shiti zyrtarit të policisë Bracaj, që ishte dhe mik i ndërtuesit, ndaj dhe letrat u bënë sikur dyqani ishte paguar. Pasi priti plot 7 vjet, zonja Lamcaj iu drejua rrugës së gjyqësorit, për të marrë paratë e veta.Dy shkallët e gjyqësorit e konsiderojnë fiktive kontratën e shitjes së dyqanit dhe përmbaruesi Ylli Hysaj nis kthimin e dyqanit tek e zonja. Por efektivi policor e con sërish cështjen në gjyq dhë gjyqtarja Erila Cela, jep vendimin se Liza Lamcaj duhet t?i ktheje mbrapsht Daut Bracajt 160 mijë eurot, që nuk i pagoi kurrë.