Ora News – Burrë e grua 2 orë mbi vinç, kërkuan takim me Veliaj e Nikollën

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti u vu në alarm prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një burrë dhe një grua hipën në vinçin pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënuan se do të hidhen. Policia, shërbimi zjarrëfikës negociuan për gati 2 orë duke i bindur që të zbrisnin.
Kërkesat e tyre lidheshin me përfitimin e kësteve të dëmshpërblimit dhe mundësi financimi që fëmijët të ndjekin shkollën. Pas dy orëve negociatash me efektivët e policisë, shërbimin zjarrëfikës, prindërit e tre fëmijëve Ferdinand dhe Luljeta Saraci zbitën nga vinçi në qendër të Tiranës, ku kërcënuan me vetëflijim.
Kërkesat dhe presioni publik që bën lidhje me mos marrjes së kësitit të dëmshpërblimit që e përfitojnë ish të përndjekurit politikë si dhe lehtësim të pagesave për fëmijët për të ndjekur studimet.
Kërkuan takim me ministren Nikolla dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, për të vënë në vend drejtësinë, sipas tyre të mohuar deri më tani.
Pas zbritën nga një lartësi mbi 30 m, me furgonin e policisë Teuta dhe Ferdinandi shkuan në Ministrinë e Arsimit për t?u takuar me ministren Nikolla.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cifti-i-bashkeshorteve-hipin-siper-vincit-kercenojne-se-do-te-hidhen/

Share This Video


Download

  
Report form