Droga në Vlorë - Basha: Të vihen para përgjegjësisë kokat politike të klanit ‘Habilaj’

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një dalje për mediat jashtë selisë së PD, krydemokrati Lulzim Basha përgëzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj për finalizimin me sukses të operacionit antidrogë në Babicë.
Basha kërkoi nga organi i akuzës administrimin sa më të shpejtë të provave dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë anëtarëve të klanit mafioz.
?Të sekuestrojnë pasuritë e tyre dhe të veprojnë me vendosmëri për vënien para përgjegjësisë të kokave politike të këtij klani, duke nisur me Saimir Tahirin?nënvizoi Basha.
Basha: Dua ta nis me një përgëzim për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj që bënë të mundur kapjen e një sasie drogë rekord në Vlorë, pronë e klanit Habilaj-Tahiri-Rama. Ju bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit, organeve të drejtësisë, prokurorisë në mënyrë të veçantë të veprojnë pa vonesë për administrimin e këtyre provave dhe për vënien para përgjegjësisë të autorëve. Pas arrestimit të Moisi Habilaj në Itali, prokuroria dhe organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të vënë prapa hekurave dhe para përgjegjësisë të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz.Të sekuestrojnë pasuritë e tyre dhe të veprojnë me vendosmëri për vënien para përgjegjësisë të kokave politike të këtij klani, duke nisur me Saimir Tahirin. Ka 48 orë që fakte tronditëse të lidhjes së drejtëpërdrejtë dhe bashkëpunimit të Saimir Tahirit me këtë bandë kriminale janë bërë të njohura botërisht. Çdo vonesë në këtë drejtim është e pafalshme. Duke mirëkuptuar sekretin hetimor, i kërkoj prokurorisë të mirëkuptojë domosdoshmërinë e publikut për transparencë totale në këtë hetim me rëndësi jetike për të nesërmen e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-vihen-para-pergjegjesise-kokat-politike-te-klanit-habilaj/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS