Krimet e rënda në aksion, kapen 4.5 ton drogë në fshatin në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTVPolicia e Vlorës ka sekuestruar gjatë mërkurës 4.5 ton drogë në fshatin Babicë.

Mësohet se Operacioni që solli sekuestrimin e kanabis në Vlorë nisi për arrestimin e Florian Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt që u kap në Itali dhe disa të tjerëve. Droga u sekuestrua ne banesën e Armand Kocerrit, banese e cila shërbente di magazine për drogën.


Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policia e Vlorës dhe anti-droga pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia.

Nga operacioni janë shoqëruar dhe ndaluar disa persona mes tyre pronari i vilës ku u gjet droga, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjë nga personat e shpallur në kërkim.

Share This Video


Download

  
Report form