Kathimerini - Kotzias e Bushati do të takohen në Kretë në nëntor për “çështjet e nxehta”

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë do të takohen muajin e ardhshëm, me qëllim gjetjen e pikave të takimit dhe mundësisht zgjidhjen e çështjeve të mprehta ndërmjet të dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në mbrëmje nga portali i të përditshmes greke Kathimerini.
Sipas Kathimerini, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias do të takohet me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, me gjasë në ishullin e Kretës.
Ata do të zhvillojnë ?bisedime shterruese?, -sipas gazetës- deri sa të shënohet progres në disa prej çështjeve problematike.
Kathimerini vë në dukje se për palën greke, përtej të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, shumë lart në axhendë gjendet marrëveshja e rrëzuar për zonat detare, si dhe çështja e ndërtimit të varrezave për ushtarët e rënë gjatë luftës italo-greke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kotzias-e-bushati-do-te-takohen-ne-krete-ne-nentor-per-ceshtjet-e-nxehta/

Share This Video


Download

  
Report form