Shifrat e projektbuxhetit për vitin 2018 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2018 duket se nuk do të jetë një vit i kënaqshëm sa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve. Në shifrat paraprake të projektbuxhetit, zëri për politika të reja pagash si dhe pensionesh është ulur ndjeshëm në raport me këtë vit, çka do të thotë se me paratë e parashikuara mendohet se do të ketë indeksim ose mbështetje vetëm për sektorët prioritare, si arsim, shëndetësi apo policinë.

Në fakt 2017 shënoi një rritje të kënaqshme pagash për shkak të grirjes së tyre për tre vite rresht.


Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku parashikohet që të mbledhë gati 27 miliard lekë më shumë.

Peshën kryesore do të vijojë të mbajnë të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, si dhe tatim fitimi. Por ndërkohë me rritje është parashikuar edhe taksa mbi pronën, e cila do të zbatohet fillimisht në disa bashki të vendit.

Sa i përket shpenzime totale, ato arrijnë në 496 miliard, me një rritje në raport me vitin aktual me 5.8%.

Ajo cfare vihet re në shifrat e draftbuxhtetit është se zëri për investimet në infrastrukturë pëson një rritje të ndjeshme.

Duket se qeveria vitin që vjen do të fokusohet më së shumti në investimet për rrugë ujësjellës, etj. Kjo do të vijë si rrjedhojë edhe e partneritetit publik privat.

Në 2018 parashikohet qe qeveria të tkurrë fondin për shpenzime operative si dieta apo mirëmbajtje.

Share This Video


Download

  
Report form