Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht relacionin prokurorisë dërguar kuvendit me argumentet perse duhet hequr imuniteti ish ministrit brendshëm njëherësh deputet Saimir Tahiri.
Në relacionin 6 faqesh drejtuar kuvendit organ i akuzës ngre pretendimin se personi nen hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB i cili sipas aktit te shitjes rezulton se është shitur 5.11.2013.
Prokuroria mbërrin ne përfundimin se në këto udhëtime, personi nën hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjekte të tjera të dyshuar mes të cilëve, Artan Habilaj, vëllai e të arrestuarit disa ditë më parë në Itali si kapoja i një bande droge, Moisi Habilaj.
Prokuroria i thotë kuvendit se këto të dhëna janë përftuar nga kqyrja e sistemit Tims për lëvizjes dhe nga jashtë shtetit të personit, Saimir Tahiri.
Prokuroria e Krimeve te renda, hartuese e relacionit i thotë kuvendit se: Deputeti Saimir Tahiri dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale, Trafikim i narkotikeve kryer ne bashkëpunim ne forme të posaçme të grupit t strukturuar kriminal si dhe korrupsion pasiv i funksionareve të larte shtetërore ose te e zgjedhurve vendore.
Duke renditur rrethanat e faktit prokuroria e krimeve te renda thote se ka rregjistruar procedimin penal 313 per personat ne hetim Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe Artan Habilaj, ndaj të cilit eshte zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me numër 134 te vitit 2016 dhe 164 2017 dhe ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve penale me ate te vitit 2017.