Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër hotspotet e evidentuara si zona të ndotura me municione luftarake dhe mbetje eksplozive do të pastrohen brenda vitit 2018.
Garancia ka ardhur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila inspektoi pastrimin e hotspotit të Selicës, në Burrel. Xhaçka tha se që prej vitit 2011 janë pastruar 15 zona.
Olta Xhaçka: Në vitin 2011 u identifikuan 11 hot spote, sot janë vetëm 4. Objektivi ynë është që deri në fund të 2018 këto 4 hot spote të kthehen në kushte normale dhe në përputhje me të gjitha standardet dhe të kthehen në përdorim civil
Ministrja apeloi qytetarët e këtyre zonave që të lajmërojnë Forcat e Armatosura për çdo send të dyshimtë luftarak.
Operacioni për pastrim po realizohet nga efektivë të Kompanisë së Asgjesimit të Municioneve e Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kater-hostpotet-brenda-2018-do-kthehen-ne-perdorim-civil/