Report TV - Peleshi nga Durrësi: Porti do të spastrohet nga jahtet luksoze

Report TV 2018-05-04

Views 0

Nga porti i peshkimit të Durrësit, gjatë një bashkëbisedime me peshkatarët, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, garantoi se ky port do të jetë në vazhdim vetëm në shërbim të anijeve të peshkimit dhe jo vendparkim për jahtet luksoze të pasanikëve shqiptarë.
?Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar. Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim, duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër, përveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit?, tha Peleshi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS