Vota kundër - Ferhati: Nuk ka prova, Tahiri s’mund të arrestohet me thashetheme

Ora News Emisione 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja socialiste, Klotilda Ferati, thotë se në seancën me dyer të mbyllura prokuroria e krimeve të rënda nuk solli asnjë provë që mund të implikonte deputetin Saimir Tahiri me bandën e Habilajve.
Ferhati: Në këto informacione që u lexuan dhe u thanë nga të ashtëquajturat prova të reja, nuk rezulton që të kemi një përfshirje direkte të Tahirit në historitë që po dëgjojmë sot.Ato nuk ishin prova që mund të mbaheshin sekret, po ta dinim do kishim mbajtur mbledhjen me dyer të hapura dhe të shmangnim spekulimet.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News ajo shpjegoi votën e socialistëve kundër arrestimit të Tahirit.
Ferhati: Jemi pro hetimeve por nuk jemi pro akuzave apo kërkesave të cilat kërkojnë të cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut pa prova dhe fakte, abuzive, ndoshta edhe me sfond politik. Nëse do kishte prova të reja, prokuroria e para do ti kishte përdorur. Nëse nuk u paraqitën dje do të ishin paraqitur sot në seancën ?sekrete?. Nuk ka prova.Prandaj nuk përligjëm dot arrestimin e Tahirit.Prokuroria është e lirë të vazhdojë të hetojë. Nuk mund të arrestohet një njeri vetëm me fjalë, vetëm me thashetheme. Fjalët e dynjasë mund të shërbejnë për të nisur një hetim për tu thelluar në gjetjen e provave por jo për arrestim.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ferhati-nuk-ka-prova-tahiri-smund-te-arrestohet-me-thashetheme/

Share This Video


Download

  
Report form