Drejtori i Policisë Rrugore, Ardi Veliu, ka dalë në një deklaratë për media, ku ka zbardhur operacionin policor ?Muzgu?. Në kuadër të këtij operacioni, policia ka zbuluar tunelin me 146 kg drogë, si dhe 220 bimë të dyshuara kanabis, të futura në thasë.
Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit, në aksionin e përbashkët, kanë identifikuar dhe arrestuar 7 persona, si dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 10 persona të tjerë, të dyshuar si autorët e kultivimit të lëndës narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe 25 aparate të ndryshme.