Ora News – “Italia të prodhojë vetë drogën, të ndalim lumin nga Shqipëria”

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike është shprehur sot ndaj situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt italisë.
I ftuar në kongresin vjetor të Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë, Franko Roberti tha se ?drogat e lehta kanë pushtuar vendin, duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, e rrjedhë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria.?
?Për këtë , tha ai, i kemi kërkuar qeverisë e parlamentit italian një zgjidhje të pashmangshme; Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t?i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit të së drejtës është të luftojë fuqitë kriminale e jo të bashkëjetoje me ta.? raporton Ora News
Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias ka shpjeguar se ?impenjmi i forcave të rendit ka reduktuar trafikun e sasisë së drogave të rënda në vend, ndërsa trafiku i drogave të lehta është shtuar në mënyrë të dukshme me gjithë impenjimin e të gjithëve.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/droga-e-lehte-po-pushton-vendin-fale-trafikut-te-droges-nga-shqiperia/

Share This Video


Download

  
Report form