Report TV - Rama për Tahirin: Jemi kundër arrestimit, e pezullojmë nga postet në PS, fjala e plotë

Report TV 2018-05-04

Views 0

Deputeti Saimir Tahir është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe të gjitha postet drejtuese në këtë parti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, kundërshtoi prerë kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e deputetit.

Ai tha se socialistët do të votojnë unanimisht kundër kërkesës për arrestim, ndërsa shtoi se Tahiri nga ky moment do të jetë një njeri dhe deputet i lirë. Më tej, i pari i qeverisë sulmoi ashpër Prokurorinë, duke thënë se po gjykojnë deputetin me mungesë të tmerrshme provash dhe me një bilanc memec në këto vite.
Kryeministri Rama i ka cilësuar akuzat e hedhura nga Saimir Tahirit si një farsë të Prokurorisë, që sipas tij, është e veshur politikisht. Duke folur për herë të parë para Grupit Parlamentar të PS mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, kryeministri tha se nuk do bëjë avokatin e Saimir Tahirit, por do presë drejtësinë që të flasë dhe të japë verdiktin final.

Rama e cilësoi Tahirin si ministrin më popullor, më të suksesshëm, por edhe më të urryerin, duke shtuar se e ka mbrojtur atë për shkak të punës së vështirë për të ngritur Policinë e Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form