Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një prej personave të plagosur sot (22 tetor) në Shëngjin është plagosur edhe më parë në 25 qershor ditën e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Florian Dushkun, i cili u godit me qytën e pistoletës ditën e zgjedhjeve në Lezhë.
Dy të rinjtë Samet Bercaj 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç u qëlluan me armë zjarri në gjymtyret e poshtme nga një person ende i paidentifikuar që është larguar menjëhere me një automjet që e ngiste një tjetër person.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në kërkim të autoreve ndërsa në ndihmë të policisë së Lezhës erdhen edhe 2 furgonë me trupa te FNSH.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngjarja-ne-shengjin-nje-prej-te-plagosurve-u-qellua-edhe-diten-e-zgjedhjeve/