Ora News - Antiinformaliteti, në tre javë janë mbyllur 250 biznese

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në tre javë të aksionit antiinformalitet në vend janë mbyllur 250 biznese pasi janë gjetur të paregjistruara si dhe nuk kanë lëshuar kupon disa herë. Ndërkohë që 919 subjekte kanë ndryshuar statusin duke kaluar nga biznese të vogla në të mëdha.Pavarësiht deklaratave se ky aksion ka si synim informimin e bizneseve nuk kanë munguar edhe penalitetet ndërsa mësohet se janë gjobitur 1720 subjekte.
250 biznese janë mbyllur në tre javët e para të aksionit antiinformalitet.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve kryesisht këto subjekte janë mbyllur pasi kanë qenë të paregjistruara por ka pasur raste edhe të bizneseve që nuk kanë lëshuar kupon tatimor.
Kontrollet e realizuara në biznese kanë nxjerr në pah se abuzime ka pasur edhe me deklarimin e xhirove.919 biznese kanë ndryshuar status duke kaluar nga biznese të vogla që nuk paguanin asnjë taksë në biznese të mëdha.
Në javët e para të këtij aksioni nuk kanë munguar edhe penalizimet. Sipas drejtorisë së tatimeve pas verifikimeve dhe gjetjes së shkeljeve të ndryshme janë gjobitur 1720 biznese.
Abuzime dhe shkelje ligji janë vërejtur sidomos nga lokalet e natës. Nga inpekstimet e grupeve tatimore në të gjitha subjektet e kontrolluara janë gjetur shkelje si mosmbajtje e kasës fiskale, moslëshim i kuponit tatimor si dhe mosdeklarim i punonjësve. Ndërkohë në bazë të ligjit të faljes janë fshirë rreth 754 milionë lekë. Sipas autoriteteve aksioni ka në fokus zbatueshmërinë e ligjeve fiskale tatimore dhe doganore nga të gjitha kategoritë e biznesit më tepër se penalizimet edhe pse këto të fundit nuk kanë munguar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/antiinformaliteti-ne-tre-jave-jane-mbyllur-250-biznese/

Share This Video


Download

  
Report form