“Ju flet Moska” - Myftaraj: Prokuroria nuk e sulmon Tahirin, loja ka nisur në 2015

Ora News Emisione 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja e Saimir Tahirit ka qenë në vëmendje të emisionit ?Ju flet Moska? të Kastritot Myftarajt. A po e sulmon apo po e mbron Prokuroria Tahirin? Kjo është pyetja që ngrihet në këtë emision.
Myftaraj thotë se historia e Saimir Tahirit sot i ka rrënjët që në 2015, kur Tahiri ka shkuar në zyrën e Prokurorit dhe ka kërkuar hetim për çështjen e makinës ?Audi?.
Myftaraj e quan këtë që po ndodh si një komedi juridike.
Kastritot Myftaraj: Saimir Tahiri thotë se ka shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për ti kërkuar që të hetohet mbi historinë e makinës së fmashme ?audi? që doli në media në atë kohë pas intervistës së ish-oficerit Zagani.
Pyetja që lind këtu është: Çfarë procedure ka ndjekur Prokuroria në hetimin e kësaj çështje, e cila është mbyllur me një vendin për mos fillim të procedimit penal. Zoti Tahiri në këtë rast si është parqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, si ministër i Punëve të Brendshme? Si ministër i Punëve të Brendshme duhet të ishte bërë një relacion, një referim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të niste një hetim. Si ministër i Punëve të Brendshme i jepte atij si mjet ligjor kallëzimin nga nëpunësi publik. Ai nuk thotë se ka bërë një kallëzim. Si shtetas privat ai mund të përdorte nenin 283 të kodit të procedurës penale për të bërë një kallëzim. Nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur. Si e ka nisur cështjen Prokuroria? Ka shkuar ish-ministri i Brendshëm në zyrën e Prokurorit ka kërkuar hetim dhe ka nisur çështja kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i është dërguar Prokruroisë së Fierit për të ndjekur? Nëse ka ndodhur kështu praktikisht ka ndodhur një skenë për të marrë vendimin e mos fillimit, pra është bërë një bisedë që më duhet një vendim mosfillimi për të pasur dhe për ta nxjerrë një ditë sido që të shkojnë punët.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ju-flet-moska-a-po-e-sulmon-apo-po-e-mbron-prokuroria-tahirin/

Share This Video


Download

  
Report form