Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla duke iu referuar hetimeve të antimafias italiane tha se trafiku i drogës drejt Italisë është bërë me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.
Llalla tha gjithashtu se institucionet duhe të jenë më efikase në punën e tyre, pasi sipas tij faktet tregojnë se ?këto institucione mësë paku nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre?.
Llalla: Hetimet e antimafies italiane së fundmi kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë, tonelata lëndë narkotike kanabis dhe në shumë raste kjo është realizuar me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.
Kjo është gjendja aktuale dhe situata nuk është më e mira e mundshme. Institucionet shqiptare sipas detyrave të përckatuara nga kompetenca e tyre ligjore duhet të jenë më efikas në veprimet në terren. Këtu e kam fjalën edhe për ato institucione e kanë për detyrë parandalimin, mbledhjen e informacionit, identifikimin dhe referimin e tyre në organin e procedus të çdo rasti, si të individëve edhe të grupeve kriminale që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.
Gjithashtu është e rëndësishme të sigurohet një kontroll më i rreptë i vijës kufitare me mjete që ka në përdorim me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të trafikut të lëndëve narkotike. Faktet tregojnë se këto institucione mësë paku nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-italian-llalla-trafiku-i-droges-me-mbeshtetjen-e-atyre-qe-duhet-ta-luftojne/