Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkundër vendimit për bojkot të Komisioneve Parlamentare deri në votimin në Kuvend për imunitetin e Saimit Tahirit, deputetët demokratë shkuan dhe ngritën sërish çështjen e ish-Ministrit tek Komisioni i Ligjeve.
Demokratët bënë thirrje për të hequr imunitetin e deputetit Saimir Tahiri si propozim për çdo nen të ligjit për tarifat gjyqësore që po diskutohej edhe pse këto propozime nuk kishin lidhje me ligjin.
Oerd Bylykbashi: Shqiptarëve u thoni 200 milion lekë ti mbajë gjobë ty për atë që ti kërkon aksesin në drejtësi kurse Saimir Tahirit ia dhatë falas mbrojtjen nga drejtësia.
Gent Strazimiri: Nëse keni mbaruar të mos përmendet ky emër, të hiqni dhe nga fotografitë që ka me Edi Ramën, me partinë, ta retushoni siç e keni bërë gjithmonë, na e thoni. Vetëm diçka, merreni dhe nxirreni dhe publikisht atje që para, që para se të hyjmë këtu..
Ulsi Manja: Është çështje e jona.
Gent Strazimiri: Jo është çështje e të gjithëve jo vetëm e juaja.
Eduard Halimi: Po bëni një krim për të mbrojtur Tahirin ju po bëni krime të tjera.Vazhdoni.
Ulsi Manja: Drejtësia fillon tek raporti mjekësor dhe shkelja e drejtësisë me procedurë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/demokratet-thyejne-bojkotin-per-tahirin-po-i-jepni-drejtesi-falas/